Koxias ka prezantuar projekt marrëveshjen shtesë që do ta sjellë në Shkup - Bota Sot
Koxias ka prezantuar projekt marrëveshjen shtesë që do ta sjellë në Shkup

Maqedonia

E martë, 18 shtator 2018

Koxias ka prezantuar projekt marrëveshjen shtesë që do ta sjellë në Shkup

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:34
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias mbrëmë në takim joformal të Qeverisë në Athinë i ka prezantuar aspektet kyçe nga projekt – marrëveshja që do t’u dorëzohet autoriteteve në Shkup.

Koxias, siç publikon “Iefmerida” greke, i ka prezantuar edhe elementet e reja të cilat në mënyrë shtesë janë shtuar në projekt dokumentin

Sipas burimeve të MPJ-së greke, Koxias mundet javën e ardhshme të udhëtojë në Shkup që ta dorëzojë projekt marrëveshjen. Pala greke ndërkohë dëshiron të pengojë pjesë nga përmbajtja e dokumentit të dalin në opinion, si dhe të shmangë që konsultimet diplomatike të transferohen në faqet e para në media. Për këtë qëllim, Koxias personalisht do t’ia dorëzojë projekt – marrëveshjen greke shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Pengesë kryesore, siç theksoi “Iefmerida”, mbetet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë si garanci e marrëveshjes për emrin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test