8 Marsi, protesta në Shkup për barazinë gjinore

Maqedonia

8 Marsi, protesta në Shkup për barazinë gjinore

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:47
Pamje nga protesta

“Stop politikës së burrave”, “S’dua lule, dua vendin tim në shoqëri”, këto ishin disa nga mbishkrimet e pankartave me të cilat u zhvillua marshi për 8 marsin. Pjesëmarrësit në këtë marsh, femra me profesione dhe vende të ndryshëm shprehën problemeve me të cilat përballen në përditshmërinë e tyre. Si problem më i theksuar u përmend mungesa e gjinekologëve dhe mos-përfaqësimin e femrave në pozita të larta.

 Vetëm 33,8% nga gratë e afta për punë janë të punësuara. Sot kremtojmë gratë e suksesshme dhe gratë luftëtare, gratë punëtore, gratë të cilat ecin me kilometra në këmbë deri te gjinekologu, gratë të cilat kanë përjetuar dhunë dhe kanë folur publikisht për këtë – tha aktivistja Albulena Karaga.

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska deklaroi se numri I femrave në pozita udhëheqëse ka qenë shumë I vogël por kjo situatë në vend ka filluar të stabilizohet.

Sot në Kuvendin e Maqedonisë rreth 45 % femra. Besojmë sinqerisht se vetëm me femra të forta, femra me të drejtat e tyre, të drejta që do ti mbroj shteti, vendi do të shkojë përpara në aspektin ekonomik,social dhe demografik – deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Edhe në Tetovë femrat marshuan dhe kërkuan barazi gjinore, mos-diskriminim dhe stop dhunës.

Nëse shikohet në përgjithësi, barazia gjinore nuk është në nivelin e duhur, nuk jemi të kënaqura. Nëse shikojmë anën e legjislaturës, kushtet janë formuar, pra kemi mekanizma institucional që do luftojnë pabarazinë gjinore, mirëpo ato nuk funksionojnë – tha Gjynere Basha-Nebiu, Iniciativa Qytetare e Femrave – Antiko.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se me vet faktin që bëhen kësi organizime për të drejtat e grave, do të thotë që gruaja nuk është e përfaqësuar si duhet në shoqëri.

Partitë politike duhet seriozisht të angazhohen që këtë numër ta përmirësojnë, jo për të mirën e grave por për të partive politike dhe bashkësisë – thaTeuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Ndërsa Ministria e punëve të Brendshme për herë të parë emëroi 6 femra shqiptare për zëdhënëse. Gjithashtu kompania e telekomunikimit VIP organizoi konferencën me temën “Digjitalizimi dhe gruaja” ku drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Misllav Galer thas se ndihet krenar se si kompani me mbi 100 mijë të punësuar rreth 50% e të punësuarve janë të gjinisë femërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat