Danev: Antikorrupsioni nuk ka kryer punën

Maqedonia

Danev: Antikorrupsioni nuk ka kryer punën

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:39
ilustrim

Edhe pse për me shumë se një dekadë ka ekzistuar si trup i pavarur, Komisioni për Anti-korrupsion ka dështuar të detektojë korrupsionin në shtet. Kështu vlerësojnë nga Transparency International. Dona Danev kërkon që anëtarët e rinj të Antikorrupsionit, të zgjidhen me kujdes për luftë më të mirë kundër korrupsionit në vend.

Viteve të fundit ajo gjithashtu la të kuptohet se efikasiteti i sajë është për t’i vënë pikëpyetje. E gjithë kjo për arsye se nuk kishte rezultate të dukshme detektimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit. Pas dorëheqjeve, tani ekziston një periudhë ku të njëjtit do duhet të zëvendësohen dhe këta anëtarë të rinj që do të zgjidhen nga Parlamenti duhet të ju merret parasysh përvoja e deritanishme, kompetencat dhe integriteti në fushën e kësaj pune pasi që personat që do të vijnë do duhet t’i përmbushin këta kritere që ky organ të funksionojë si duhet në të ardhmen – deklaroi Dona Danev – Transparency International

Në lidhje me parregullsitë në ndarjen e tenderëve, drejtoresha e parë e Byrosë për Prokurime Publike, Aneta Daneva thotë se duhet të sinkronizohet puna e disa institucioneve, duke përmendur edhe Komisionin Anti-korrupsion.

Është shumë e rëndësishme puna e kryqëzuar në mes institucioneve. Pra e Komisionit Anti-korrupsion, e Enti Shtetërorë për Revizion dhe Byroja për Prokurime Publike, bashkëpunim i vazhdueshëm. Në fillim ka pasur edhe bashkëpunim ditorë, Byroja për Prokurime Publike jepte vërejte tek ESHR-ja dhe tek Anti-Korrupsioni. Shpresoj se kështu do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi një akseptim të njëjtë të ligjit dhe të mos paraqiten situata të palakmueshme. Shpresoj që të ardhmen kjo do të përmirësohet dhe e gjithë situata gjenerale do të bëhet më e mirë – theksoi ajo.

Nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit njoftuan se dy anëtarët e mbetur Najdo Spasevski dhe Suzana Taskova Axhikotareva, ende nuk kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqjet në Komisionin Anti-Korrupsion filluan pasi u bë publike raporti i revizionit të Drejtorisë për të Ardhura Publike. Në të u përmendën dyshime në lidhje me urdhër- pagesat fiktive rrugore dhe shpenzimin e parave buxhetore. Për 5 vite, Maqedonia ka shënuar rrënje drastike në luftën kundër korrupsionit. Në vitin 2012 në rang listën e luftës së korrupsionit, Maqedonia mbante vendin e 69, ndërsa tani është renditur në vendin e 107.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat