Gashi i jep shembull Ali Ahmetit: Takon edhe liderët shqiptarë edhe ata maqedonas!

Maqedonia

Gashi i jep shembull Ali Ahmetit: Takon edhe liderët shqiptarë edhe ata maqedonas!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:00
Ahmeti dhe Gashi

Sot u zhvillua takimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ndërsa Gashi pas takimit deklaroi se në vazhdën e takimeve me liderët në vend sot e takova kryetarin e VMRO-DPMNE-së, zoti Mickovskin, ne mendojme si Lëvizje BESA se është e rëndësishme ngritja e kulturës politike në vend dhe takimet me te gjitha partitë politike janë të domosdoshme. Biseduam për ngjarjet aktuale në vend dhe per ligjin për gjuhët, gjithashtu edhe per zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Ndërsa lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gashi tha se ky ligj nuk është përmbyllje e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, por përderisa ka kaluar dy lexime ne mendojmë se duhet të përmbyllet kurse nga VMRO-DPMNE kërkuam që të jenë më konstruktiv mirëpo ata kanë sqarimet e tyre për këtë çështje.

Gashi përfundoi duke thënë se shpreson se insistimi i tyre do të reflektoje në këtë drejtim. Gashi po jep një shembull të ri të politikbërjes në Maqedoni, duke realizuar takime edhe me liderët politik shqiptarë edhe me ata maqedonas, por edhe me liderët e bashkësive tjera etnike. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ëhstë përballur me kritika këtyre ditëve për shkak se tregon më tepër gatishmëri të takohet me liderët maqedonas, se me ata shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat