Policia ende nuk i ka kapur sulmuesit e Sinadinovskit - Bota Sot
Policia ende nuk i ka kapur sulmuesit e Sinadinovskit

Maqedonia

E diel, 23 shtator 2018

Policia ende nuk i ka kapur sulmuesit e Sinadinovskit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:20
Branko Sinadinovski,a

Ministria e Punëve të brendshme ende nuk ka kapur autorët e sulmit fizik ndaj Branko Sinadinovski, themeluesit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni, i cili pardje u sulmua nga dy persona duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nuk është hera e parë që Sinadinovski sulmohet fizikisht nga persona të panjohur dhe policia nuk arrin të identifikojë dhunuesit dhe t’i nxjerrë para drejtësisë.

“Sektori i punëve të brendshme Shkup, në bashkëpunim me Prokurorin Themelore Publike Shkup, kanë ndërmarrë hapa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB duke mos theksuar se çfarë hapash kanë ndërmarrë dhe pse deri tani ka mbetur i pazbardhur sulmi i parë i viti të kaluar.

Branko Sinadinovski thotë se sulmi ka ndodhur para shtëpisë së vajzës në momentet kur ka qenë duke u kthyer nga qytetit.

“Nuk i pashë se si erdhën. Ata mu hodhën dhe filluan në mënyrë të pamëshirshme të më godasin në çdo pjesë të mundshme të trupit. Unë i humba ndjenjat dhe nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur më pas. Rrahja ishte e përgjakshme, do të habiteshit nëse do më shifnit se si kam qenë atë ditë”, tha mes tjerash Sinadinovski 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test