Ligji për gjuhët, Xhaferi: S’kam plan B, por rregullore për punë - Bota Sot
Ligji për gjuhët, Xhaferi: S’kam plan B, por rregullore për punë

Maqedonia

E premte, 22 qershor 2018

Ligji për gjuhët, Xhaferi: S’kam plan B, por rregullore për punë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:25
Talat Xhaferi

Edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, mohon se ka një plan rezervë për realizimin e votimit të domosdoshëm që Ligji të hyjë në fuqi.
“Kryetari i Parlamentit nuk ka plane të tilla në punën dhe në funksionimin e Parlamentit. Kryetari i Parlamentit para vetes ka kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Parlamentit, në të cilin janë të sanksionuara kompetencat e caktuara dhe procedurat e caktuara”,- deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndërkaq, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, është optimiste se një kompromis do të arrihet dhe ligji do të hyjë në fuqi.

“Mendojmë dhe kemi thënë disa herë se është ligj i rëndësishëm sa i përket ardhmërisë së barabartë dhe europiane të të gjithë qytetarëve dhe duke pasur po ashtu parasysh faktin që ai ligj një herë është votuar nga parlamenti, do të gjendet forcë dhe marrëveshje mes të gjithëve që ky ligj të bëhet sa më shpejtë realitet me qëllim të përparimit dhe bashkëpunimit dhe kohezionit etnik në vend”,- tha nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.

Mirëpo, kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim. Presin shqyrtimin e amendamenteve konform Rregullores. Hedh poshtë spekulimet për takim liderësh për këtë çështje.

“Absolutisht, ne, në harmoni me procedurat, kemi parashtruar amendamente. Ato amendamente kanë hyrë në procedurë parlamentare. Presim respektim të Rregullores për punë të Kuvendit, respektim të ligjeve dhe Kushtetutës. Si parti angazhohemi për respektimin e së drejtës dhe s’do tolerojmë asgjë tjetër”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është diskutuar edhe në takimin mes Mickoskit dhe kreut të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Ky i fundit thotë se ka kërkuar nga Mickoski konstruktivitet edhe pse konsideron se ligji nuk e mbyll këtë çështje.

“Këtu vetëm se i sqaruam dhe kërkuam që të jenë më konstruktivë në këtë drejtim, por ata natyrisht i kanë sqarimet e tyre, arsyetimet e tyre për këtë çështje. Besoj se edhe insistimi ynë edhe kërkesa jonë do të reflektojë edhe në këtë drejtim”,- tha kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është pezulluar në afat të pacaktuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test