Vizita e paralajmëruar e Kociasit në Shkup, ngelet enigmë

Maqedonia

Vizita e paralajmëruar e Kociasit në Shkup, ngelet enigmë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:12
Nikos Kocijas

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas në mbledhjen joformale të Qeverisë i ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e emrit, shkruan e përditshmja greke, Iefimerida. Sipas Iefimeridas, janë propozuar madje edhe pikat e reja që janë shtuar në marrëveshje. Ndërsa Kocijas me dokumentin në fjalë do të aterojë në Shkup javën e ardhshme. Megjithatë akoma nuk është konfirmuar data e aterrimit të Kocijasit as nga Shkupi e as nga Athina zyrtare.

Ndërkaq derisa partia më e madhe greke në pushtet, SYRIZA po udhëheq negociatat për emrin nga partneri i saj i koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur vazhdojnë të hedhin dyshime mbi procesin. Këtë herë nënkryetari i Parlamentit grek dhe njiherit deputeti i kësaj partie, Dimitris Kamenos tha se kontesti shumëvjeçar nuk do të zgjidhet.

Mendoj se kështu siç po shkon, nuk ka shumë hapësirë. Nuk do të ekzistojë zgjidhje. Këta njerëz nuk mund t’i ndryshojnë gjërat që për ne janë të domosdoshme dhe që duhet t’i bëjnë si garanci. As nuk flet (Zaevi) për marrëveshje ndërkombëtare, thotë ‘ne nuk do ta ndryshojnë gjuhën, nuk do të ndryshojmë asgjë, nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën’, vetëm tabela ndryshojnë – ka thënë Dimitris Kamenos, Grekët e Pavarur.

Kamenos madje tha se kryeministri Zaev nëse do të ishte i vendosur të përmirësonte raportet me Greqinë, do të duhej tashmë të kishte dalë me ndonjë qëndrim për problemin greko-turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat