Dimitrievski – kryetar i të gjithëve, me flamur shqiptar në zyre

Maqedonia

Dimitrievski – kryetar i të gjithëve, me flamur shqiptar në zyre

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:51
Dimitrievski

Nëse hyn në zyren e tij gjëja e parë që do të bie në sy është fotoja e Qabes së shenjtë, së bashku me simbole të feve tjera, ndërsa në krahun tjetër janë flamujt e të gjitja komuniteteve që jetojnë në Kumanovë.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili fitoi në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat i LSDM-së në këtë qytet, gjithënji e më tepër dëshmohet si një përkrahës i madh i konceptit të një shoqërie multietnike dhe evropiane në këtë qytet.Vlenë të theksohet se ai mori edhe një përkrahje të konsiderueshme nga të gjithë qytetarët e Kumanovës, veçanërisht nga shqipëtarët, gjë që i solli fitore që në rreth të parë, me një dallim të madh nga kundërkandidati i tij.

Nga emërimi i tij në këtë funksion, pa hezituar filloi me realizimin e shumë premtimeve, para se gjithash në sferën e infrastrukturës së shumë qyteteve të Kumanovës, me çka arriti të zgjidh shumë probleme dhe kërkesa të banorëve të atyre zonave.

Image

Për dallim nga shumë kryetar të tjerë, ai është shumë i afërt me qytetarët gjë që mund të vërehet edhe nga aktivitetet e tija të shumta nga rrjetet sociale, duke realizuar shumë projekte dhe takime me qytetarët.

Njëherit Dimitrievski e mban publik edhe numrin e tij personal të celularit, me qëllim që të jetë më i kapshëm dhe më afër qytetarëve për të gjitha hallet dhe dertet e tyre.

Koncepti i tij qytetar mund të vërehet edhe në kabinetin e tij, ku ruan dhe thekson të gjitha vlerat dhe simbolet nacionale dhe fetare të qytetarëve të Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat