Selmani: Nuk është hera e parë që kërcënohem nga njerëz të afërt me BDI-në

Maqedonia

Selmani: Nuk është hera e parë që kërcënohem nga njerëz të afërt me BDI-në

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:43
Naser Selmani

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani, në llogarinë e tij në Facebook shkruan se kërcënimet e fundit nuk janë të parat që kanë arritur në adresë të tij.

Selmani shkruan se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet dhe provokohet nga njerëz të afërt me BDI-në, por që nuk ka dashur t’i publikojë.

“Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe provokohem nga njerëz të afërt me BDI. Nuk i kam paraqitur ne publik sepse nuk kam dashur në asnjë moment të mendojnë kërcënuesit se vertët ua kam frikën. I kam raportuar kërcënimet në polici thjeshtë për të lënë gjurmë nëse dikush prej dhunuesve të BDI përpiqet ti realizojnë kërcënimet. Dua t’u faleminderohem të gjithë kolegëve për solidaritetin e tyre. I bind se SHGM, padallim kërcënimeve dhe shantazheve ndaj meje, nuk do të heq dorë nga misioni jonë i përbashkët, liria e fjalës në Maqedoni të jetë pjesë e jetëve tona, e jo angazhim deklarativ në Kushtetutë”, shkruan Selmani.

Ai e vlerëson reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa nuk ka të njëjtin qëndrim për prokuroren Spasevska.

Përndryshe, kryetari i SHGM-së është kërcënuar nga vëllau i anëtarit të BDI-së, Bekir Asani, për shkak të qëndrimit të tij që kishte për incidentin që Asani para disa ditëve pati me një zyrtare policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat