Qeveria japoneze ofron grante të pakthyeshme për disa institucione në Maqedoni

Maqedonia

Qeveria japoneze ofron grante të pakthyeshme për disa institucione në Maqedoni

Më: 9 mars 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Qeveria japoneze do të ndihmojë disa institucione të Maqedonisë, duke u ofruar një grant prej mbi 400 mijë euro.

Pesë institucione shëndetësore dhe katër arsimore do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për grante të pakthyeshme.

Ambasada japoneze bën të ditur se këtë vit marrëveshjet nënshkruhen në kuadër të projektit “Grant programi për projekte të vogla”, ndërsa pjesë e nënshkrimit është vetë ambasadori Keito Haneda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat