Lladrovci: Ahmeti në Drenicë ka qenë çdo herë i mirëseardhur

Maqedonia

Lladrovci: Ahmeti në Drenicë ka qenë çdo herë i mirëseardhur

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:05
Foto nga takimi

Vizita e liderit të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetit, në komunën e Drenasit, është respekt dhe mundësi e re për thellimin e begatimin e bashkëpunimit institucional, thekson Ramiz Ladrovci.

“Kjo vizitë, është në vazhdën e intensifikimit të ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit, që së shpejti do të konkretizohet në ekonomi, arsim, kulturë e sport, duke e zgjeruar në nivelin komunal me komunat e Maqedonisë.

Së shpejti do të kemi takimet e përbashkëta për hartimin e marrëveshjeve si dhe binjakëzimin me komunat që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni.

Marrëveshjet do të jenë në interes të përbashkët në funksion të ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit”, thotë Ladrovci.

Ai tha se Ahmeti në Drenicë ka qenë çdo herë i mirëseardhur, ishte me ne që nga ditët tona të para të veprimtarisë patriotike, duke marrë përgjegjësi dhe në ballë të angazhimit tonë të përbashkët, për çlirim.

“Sot, si prijës politik i shqiptarëve i kontribuon fuqishëm paqes, stabilitetit dhe prosperimit jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Ladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat