Niveli i ujërave të lumenjve më i ulët se dje, por ende mbi mesataren për marsin

Maqedonia

Niveli i ujërave të lumenjve më i ulët se dje, por ende mbi mesataren për marsin

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Niveli i ujit të Vardarit nga dita e djeshme është më i ulët, por ende mbi mesataren për muajin mars, tregojnë matjet më të reja hidrologjike.

Në Jegunoc dhe Veles sot niveli i Vardarit është për 20 centimetra më i ulët se dje, në Zajçev Rid është për katër centimetra  më i ulët. Në nivel të njëjtë si dje është niveli i ujit të Vardarit në Demir Kapi.

Për 17 centimetra është zvogëluar sot edhe niveli i Treskës në Makedonski Brod, ndërsa më i ulët në krahasim me ditën e djeshme janë edhe nivelet e ujërave pothuajse të të gjitha lumenjve  në shtet. Përjashtim janë Bregallnica, Kriva Reka dhe Drini i Zi te të cilat është vërejtur rritje minimale e nivelit të ujërave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat