Zvogëlohet numri i të sëmurëve nga gripi, javën e kaluar regjistrohen 2.781 raste

Maqedonia

Zvogëlohet numri i të sëmurëve nga gripi, javën e kaluar regjistrohen 2.781 raste

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Gjatë javës së kaluar (nga 26 shkurti e deri më 4 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.781 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 35 për qind krahasuar me një javë më parë kur u regjistruan 4.258 persona të sëmurë, thuhet në raportin që në ueb faqe e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Në krahasim me sezonin e kaluar i cili karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të sëmurëve në javën e nëntë të këtij viti është rritur për 18 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është në kuadër të javës së kufirit të ulët të aktivitetit (sezonal) të virusit të gripit.

Njëjtë si edhe në javët paraprake, në javën e nëntë të këtij viti numri më i madh i të sëmurëve - 1.651 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më të lartë prej 247,9 në 100.000 banorë janë regjistruar tek fëmijët e moshës nga 0-4 vjeç.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve - 544 janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidencë më të lartë 680,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Lokale Kavadar.

Nga gjithsej 31 njësive raportuese në vend, në pesë është regjistruar aktivitet shumë i lartë (QSHP Strumicë, NJL Sveti Nikole dhe NJL Kavadar) dhe aktivitet i lartë. Në qendrat e tjera për shëndet publik/njësitë lokale regjistrohet një nivel nga shumë i ulët deri në nivel të mesëm të aktivitetit të virusit të gripit, ndërsa në tre njësi lokale nuk janë regjistruar persona të sëmurë.

Në sezonin 2017/2018 gjithsej janë paraqitur 19.210 raste me incidencë nga 928,4 në 100.000. Numri i regjistruar i rasteve është më i vogël për 44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.481).

Deri tani, numri më i madh i personave të sëmurë - 2.386 janë regjistruar në Qendrën për Shëndet Publik Shkup, ndërsa pjesa më e madhe është paraqitur edhe në Njësinë Lokale Gostivar - 2.072 dhe Qendra për Shëndet Publik Kumanovë - 1.787. Incidenca më e lartë nga 3.022,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJL Dibër.

Lidhur me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën nga 15-64 vjeç - 11.558 raste (60 për qind), ndërsa incidenca më e lartë kumulative nga 1.750,3 në 100.000 regjistrohet tek fëmijët e moshës nga pesë deri në 14 vjeç.

Vlerësohet qarkullimi i përbashkët i Influenza ? dhe Influenza B virusin në republikë, me dominim të viruesve B . Në tre javët e fundit zvogëlohet përqindja e kampioneve pozitive të testuara nga mbikëqyrja virusologjike (ngjashëm si edhe në vendet e tjera në Evropë), që tregon se është arritur kulmi i sezonit të gripit.

Pritet zvogëlim gradual i nivelit të aktivitetit të virusit të gripit në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat