Kasami në Qeveri, ja kalkulimet

Maqedonia

Kasami në Qeveri, ja kalkulimet

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:37
Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA

Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA që po njihet si krahu i Tetovës pas përcarjes së këtij subjekti është në pritje të ftesës nga kryeministri Zoran Zaev për bisedime për mundësinë e hyrjes në Qeveri.
Mirëpo ai ka theksuar se para këtyre bisedimeve do të takohet me kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela për të marrë një vendim konkret.

Nga LSDM kanë theksuar se së shpejti lideri i tyre do të nis bisedimet me partitë politike për zgjerimin e koalicionit qeverisës.

Në disa portale të afërsa me krahun e Bilallit është theksuar se partia e tyre me gjasë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe se do të marrë post ministri, zv/ministra dhe drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat