Shkalla e papunësisë në nivelin 21,9 përqind

Maqedonia

Shkalla e papunësisë në nivelin 21,9 përqind

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar nga 953 692 popullsi aktive, të punësuar ishin 745 206 persona, ndërsa të papunë 208 486, thënë ndryshe 21,9%, sipas Entit Shtetëror maqedonas të Statistikave.

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2016 shënohet zvogëlim i papunësisë, që ishte 23,1% si dhe rritje e shkallës së punësimit.

Në periudhën e përmendur më sipër, 61,3% e popullsisë aktive e aftë për punë ishin burra, ndërsa 38,7% ishin gra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat