Konkurs në ministrinë e kulturës, rroga 500 euro! Kushti: Kandidatët të jenë maqedonas/e!

Maqedonia

Konkurs në ministrinë e kulturës, rroga 500 euro! Kushti: Kandidatët të jenë maqedonas/e!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:09
ilustrim

Pas publikimit të konkursit për pranimin e dy nëpunësve shtetërorë në Ministrinë e Kulturës me numër 10/2018 (http://prijava.aa.mk/#/announcementDetails/118 – 10/2018) për pranimin e një ndihmës-udhëheqësi në sektorin e veprimtarisë botuese dhe një ndihmës-udhëheqësi në sektorin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mes tjerash theksohet, se nëpunësi duhet të jetë “maqedonas/e”. Lidhur me këtë skandal, ka reaguar Lëvizja Besa.

“Meqë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re, e cila – pos tjerash – ka marrë edhe një sasi të konsiderueshme të votave shqiptare – askush nuk ka pritur që nëpunësit shtetërorë do të pranohet për shkak të përkatësisë etnike, pos në rastet kur duhet të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe barabartë i etnive të papërfaqësuara. Prandaj, Lëvizja BESA gjykon se ky është skandal, që flet se mendësia gati se nuk ka ndryshuar asgjë dhe se vazhdon avazi i vjetër i diskriminimit.

Nisur nga kjo BESA kërkon që ky konkurs të anulohet ose të ndryshojnë kushtet e pranimit të nëpunësve shtetërorë, duke mos e specifikuar etninë, por vetëm njohjen e gjuhëve, sepse kjo e pamundëson garën e barabartë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për vend pune.

Nëse Agjencia e Nëpunësve Shtetërorë, përkatësisht Ministria e Kulturës nuk merr masa për korrigjimin e këtij gabimi, neve na bie të konkludojmë se edhe me qeverinë e re ka ndryshuar vetëm fasada, por jo edhe përmbajtja”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa, nënshkruar nga kryetari Afrim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat