“Ndjehet klima pozitive në Maqedoni”

Maqedonia

“Ndjehet klima pozitive në Maqedoni”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:30
Klaus Volfer i cili e kryesoi delegacionin, vlerësoi se ndjehet klimë pozitive në vend

Austria e mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën eurointegruese, si dhe vendet tjera në rajon, në interes të prosperitetit dhe stabilitetit të të gjithë rajonit, porositën sot diplomatët austriakë në takimin me kryeministrin Zoran Zaev.

Drejtuesi i Sektorit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë austriake për Evropën, Klaus Volfer, i cili e kryesoi delegacionin, vlerësoi se ndjehet klimë pozitive në vend.

Siç njoftuan nga qeveria, Volfer e ka uruar kryeministrin Zaev për ndryshimet reformuese lidhur me sfidat me të cilat përballej Maqedonia vetëm para një viti.

Kryeministri Zaev tha se për Maqedoninë është me rëndësi të madhe dhe mesazh i fuqishëm inkurajues mbështetja që e merr shteti nga vendet mike nga BE-ja, siç është Austria.

Ai shtoi se për Maqedoninë, BE-ja dhe NATO-ja do të thonë ekonomi, rroga më të larta, vende të reja pune për qytetarët, ndërsa dëshmi për këtë janë lëvizjet në planin investues, që tashmë rezultojnë me marrëveshje konkrete për investim në Maqedoni.

Në takim është shprehur pajtueshmëri se Maqedonia, ndërsa edhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë momentin pozitiv, të punojnë në reformat dhe t’i zgjidhin çështjet dypalëshe që të bëhen pjesë e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat