Bashkim Bakiu: LSDM dhe VMRO-DPMNE do t’i lirojnë të burgosurit e 27 prillit dhe do ta tërheqin Ligjin e gjuhëve

Maqedonia

Bashkim Bakiu: LSDM dhe VMRO-DPMNE do t’i lirojnë të burgosurit e 27 prillit dhe do ta tërheqin Ligjin e gjuhëve

Më: 9 mars 2018 Në ora: 22:10
Bashkim Bakiu

Analisti politik, Bashkim Bakiu, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, shkruan se LSDM dhe DPMNE do bien dakord dhe do t’i lirojnë të burgosurit, që siç ai shprehet, njëra palë e kërkon një gjë të tillë. Baku shton më tej se partitë politike maqedonase do bëhen bashkë dhe do plasojnë në opinion se Ligji për Gjuhët duhet të tërhiqet.

Sipas Bakiut këtë partive politike maqedonase ua mundëson sistemi, për çka ai është i mendimit se duhet të ketë ndryshime që të ndëgjohet edhe zëri i partive shqiptare, në këtë rast BDI-së.

“Dal ngadalë, dy partitë Lsdm dhe DPMNE do ulen bashkë, do lirohen nga burgu ata të cilët kërkon njëra parti, dhe këta ditë do nisin lajmet dhe debatet se do duhet tërhiqet Ligji pêr gjuhet, mos flasim që të vij në shprehje Ligji për gjuhen shqipe, dhe disa personalitete (edhe shqiptarë) do ta kenë për detyrë këtë ta interpretojnê si “proces” i nevojës për reforma, kurse partia shqiptare në pushtet e ka për detyrë të heshtë pêr shkak të borxhit nga zgjedhjet lokale. Kjo është edhe mesazh se pavarësisht peshës reale të shqiptarëve, ata ende nuk jan Palë e proceseve në shtet, dhe se për çështjet pyeten vetëm dy parti politike, që de jure dhe de facto ua mundëson sistemi politik, dhe fatkeqësisht asnjhëherë nuk ështe organizuar asnjë debat rreth ndryshimit të këtij sistemi që manifeston peshën reale te popujve edhe në qeverisj”, shkruan Bakiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat