OBRM-PDUKM: Politikat e LSDM-së kanë shkatërruar ekonominë e vendit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Politikat e LSDM-së kanë shkatërruar ekonominë e vendit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:51
Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka reaguar ndaj politikave të pushtetit, gjegjësisht LSDM-së për ekonominë.

“Qeveria e LSDM-së ekonominë e Maqedonisë po e çon drejt kolapsit. Zaev dhe LSDM po shkapërderdhin paratë e qytetarëve, të cilët janë viktimë e politikave të gabuara të kësaj qeverie të paaftë. Përderisa vendet e Evropës, veçanërisht ata të rajonit shënojnë rritje ekonomike, LSDM dhe Zaev e kanë forcuar ekonominë e vendit me rritje prej 0 për qind”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata më tej shtojnë se në kushte kur qytetarët çdo ditë varfërohen, qeveria defokuson opinionin me akuza të montuara drejt funksionarëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat