Arkitektët e Maqedonisë mbështesin vendimin për lokacionin e Qendrës Klinike

Maqedonia

Arkitektët e Maqedonisë mbështesin vendimin për lokacionin e Qendrës Klinike

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:49
Ilustrim

Lidhja e Arkitektëve të Maqedonisë ka përshëndetur vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin u larguan dyshimet për lokacionin e Qendrës Klinike.

Ata gjithashtu vlerësojnë edhe vendimin e qeverisë për të marrë parasysh mendimet dhe sugjerimet e profesionistëve të fushës.

“Shprehim mbështetje të plotë për vendimin e qeverisë që Qendra e re Klinike të ndërtohet në lokacion krejtësisht tjetër, kashtë qendrës së Shkupit, që ishte gjithashtu sugjerim i Lidhjes së Arkitektëve të Maqedonisë”, thonë nga LAM.

Përndryshe, me vendimin e fundit të qeverisë është konstatuar se Qendra e re Klinike do të ndërtohet afër spitalit të Bardovcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat