Shefi i diplomacisë së Polonisë do të vizitojë Maqedoninë

Maqedonia

Shefi i diplomacisë së Polonisë do të vizitojë Maqedoninë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:30
Lacek Çaputoviç

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Lacek Çaputoviç, pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të ketë takim me homologun e tij, Nikolla Dimitrov.

Sipas njoftimit të MPJ-së së Maqedonisë, Dimitrov dhe Çaputoviç do ta hapin takimin e shtatë mes Polonisë dhe Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve i quajtur “Konferenca e Shkupit”.

Njëkohësisht dy ministrat do të vendosin lule para përmendores së hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia, në kuadër të ngjarjes përkujtimore që organizohet me rastin e 75 vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat