Sa aeroporte ka në Republikën e Maqedonisë?

Maqedonia

Sa aeroporte ka në Republikën e Maqedonisë?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 09:58
Harta

Është e njohur se në territorin e Maqedonisë ka dy aeroporte për komunikacion ajror ndërkombëtar: Aeroporti i Shkupit dhe ai në Ohër “Apostol Pavle”.

Por përveç atyre në Maqedoni ka edhe disa aeroporte për qëllime tjera. Sipas Agjencisë për aviacion civil rrjeti i aeroporteve në Maqedoni është klasifikuar në 3 kategori, edhe atë:

– aeroportet për komunikacion ajror ndërkombëtar
– aeroportet e sportit
– aeroportet për aviacion komercial.

Siç u përmend më herët, aeroportet për trafikun ajror ndërkombëtar janë aeroporti i Shkupit dhe aeroporti “Apostol Pavle “në Ohër.

Në kategorinë e aeroporteve sportive Maqedonia ka 5 aeroporte, të cilat janë adekuate për të gjitha llojet e aviacionit sportiv. Këto janë: Stenkovec (Shkup), Adzi Tepe (Kumanovë), Sushevo (Shtip), Malo Konjari (Prilep) dhe Serbci (Manastir).

Ndërsa kategoria e aeroporteve për aeroplanë të aviacionit komercial përbëhet nga 6 aeroporte që ofrojnë shërbime kryesisht për bujqësi dhe pylltari dhe janë të vendosura në Manastir (Logovardi), Prilep (Sarandinovo), Veles (Karatmanovë), Negotinë (Crveni Bregovi), Sveti Nikole (Pashirovo ) dhe Rosoman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat