“Maqedonia veri-lindore më e mira për miniera dhe investime”

Maqedonia

“Maqedonia veri-lindore më e mira për miniera dhe investime”

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Vendimin për të investuar në Maqedoni, veçanërisht në sektorin e minierave, pronari i ri i Sasa-s e ka sjellë pas hulumtimeve në terren, ku ka konstatuar se më së shumti potencial për të punuar xehen e zinkut ka në pjesën veri-lindore të Maqedonisë.

Pas përfundimit të krizës disa vjeçare politike, punët kanë filluar të zhvillohen edhe në një nga industritë më të rënda, thotë në intervistë për TV21 Nik Klark, kryetari i bordit drejtues të kompanisë Central Azia Metals. Ai thotë se do të punohet sipas standardeve më të larta, dhe se kompania do të jetë e përgjegjshme ndaj shoqërisë.

Nga ana tjetër, në pjesën juglindore të vendit, qytetarët kanë ngritur zërin kundër hapjes së minierave të reja. Ata janë të shqetësuar për shkak të informacioneve dhe mënyrës se si do të funksionojnë këto miniera. TV21 organizoi edhe debat në lidhje me këtë temë, a po bëhet thjeshtë tymnajë apo se vërtetë është në pyetje shëndeti i banorëve të kësaj pjesë të Maqedonisë.

Para disa ditëve Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së dy vendimeve për shpallje të referendumit në nivel lokal të cilat janë sjellë nga Këshilli i Komunës së Vallandovës më 3 dhe 10 korrik të vitit 2017. Gjykata mendon se vendimet për referendum janë anti-kushtetuese, pasi që çështja e koncesioneve nuk është me kuptim lokal që t’i mundësojë vetëqëverisjes lokale të shpallë referendum.

Sektori i minierave në strukturë të prodhimtarisë industriale në vend futet me rreth 10%. Shuma e plotë e eksportit nga kjo degë është afërsisht 200 milionë dollarë në vit. Numri i të punësuarve në sektorin e minierave është rreth 13 mijë. Shteti deri sot ka ndarë 13 koncesione për eksploatim të metaleve. Sa i përket SASA-s, ajo është miniera më e madhe në Maqedoni ku eksploatimi i xeheve bëhet nën tokë dhe është një nga 5 minierat më të mëdha për zink dhe plumb në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat