Zvicër: Mbi 100 martesa të miturish, mjaft raste edhe nga Maqedonia

Maqedonia

Zvicër: Mbi 100 martesa të miturish, mjaft raste edhe nga Maqedonia

Më: 11 mars 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë detyruar të martohen 43 fëmijë nën moshën 16 vjeçare, shkruan prestigjiozja “NZZ am Sonntag”. Vajzat e reja, që përkundër dëshirës janë detyruar të martohen, në shumicën e rasteve vijnë nga Siria, Afganistani, Somalia, Eritrea dhe Maqedonia. Në të njëjtën periudhë janë raportuar 64 raste të martesave të miturve të moshës 16 deri 18 vjet.

Këto martesa kanë ndodhur në kundërshtim me ligjet zvicerane. Një ceremoni fetare martesore lejohet të kryhet vetëm pasi që ajo të paraqitet përpara një nëpunësi të gjendjes civile, ndërsa kjo e fundit mund të ndodhë vetëm pasi çifti të ketë tejkaluar moshën 18 vjeçare. Përkundër faktit që martesat vlejnë si ilegale, ato nuk konsiderohen të tilla edhe në rrethin familjar.

Të hënën, sot, anëtarja e Këshillit Federal, në cilësinë e ministres së drejtësisë dhe policisë, Simonetta Sommaruga, do të diskutojë temën e martesës së minorenëve. Deputetja e SVP-së në Parlamentin Nacional, Natalie Rickli, nga Cyrihu kërkon të dijë sesi është zhvilluar numri i martesave të detyruara – dhe çfarë do të bëjë qeveria kundër kësaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat