Partitë politike shqiptare janë populiste, për shkak të demagogjisë kanë humbur besimin

Maqedonia

Partitë politike shqiptare janë populiste, për shkak të demagogjisë kanë humbur besimin

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:33
Foto analistet

Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë populiste dhe shpesh herë kanë ra preh e demagogjisë së tyre duke humbur përkrahjen e qytetarëve, thonë analistët për Zhurnal.

"Është më shumë se evidente se populizmi është i pranishëm edhe te partitë politike shqiptare dhe shpesh ato kanë ra preh e demagogjisë së tyre duke humbur përkrahjen e qytetarëve. Populizmi si dukuri vie në shprehje zakonishtë te partitë politike kur janë në opozitë si tendencë e premtimeve të mëdha duke tentuar që në këtë mënyrë të fitojnë sa më shumë votues. Por tanimë është e qartë se edhe votuesi shqiptar ka arritë një nivel të kulturës politike dhe po nuhat fjalorin populistë dhe premtimet pa bazë që shpesh janë bërë gjatë fushatave zgjedhore", thotë për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist. 

Sipas tij, sa më pak të përdoret populizmi aq më jetë gjatë do të jenë partitë politike sepse shpesh këto të fundit janë nisë nga motoja "ska më lehtë sesa të gënjeshë atë që ka dëshirë të gënjehet".

Nga ana tjetër, analisti Nijazi Muhamedi thekson se spektri politik shqiptar aktualisht ka rënë në një kolaps të rëndë strukturimi, si në fushë të përcaktimeve programore të cilat i vazhdon të paketuara me një kakafoni orientimesh, si në diskursin politik të paartikuluar politikisht.

"Spektri politik shqiptar aktualisht ka rënë në një kolaps të rëndë strukturimi, si në fushë të përcaktimeve programore të cilat i vazhdon të paketuara me një kakafoni orientimesh, si në diskursin politik të paartikuluar politikisht. Së këndejmi, edhe përpjekja për t'i profilizuar këto parti mbi bazë të "nishaneve" politike që do t'i vendoste qartë këto parti në spektrin politik është i pamundshëm", theksoi për Zhurnal, Nijazi Muhamedi, analist.  

Sipas tij, partitë populiste në Europë apo gjithandej kanë një profil politik të ekstremit të djathtë dhe mbrojnë një fushë politike të tyren, duke dramatizuar politikishtë mbrojtjen e identiteteve të tyre kombëtare që ndodhen gjoja nën kërcenim të identiteteve rivale brenda shteteteve të tyre ose në fqinjësi, ndërsa, shikuar nën këtë prizmë, këto parti shqipfolëse këtu pikërishtë mbrojtjen e identitit kombëtar nga kërcenimi i nacionalizmit shtetëror, institucional maqedonas e kanë bere plaçkë pazari ose janë bërë instrumente mercenare që neutralizojnë kundërvënien ndaj populizmit programor të partive ekstreme populiste sikundër është këtu VMRO, me të cilën bëjnë edhe koalicione dhe raportin e saj racist bile në shumë aspekte ndaj identitetit shqiptar e quajnë "avansim", e të tjera mbështjellje me retorikë demagogjike banale.

"Thjeshtë, nuk ka mbetur kallep ku t'i fusësh këto në matrisën ideologjike të partive, dhe më e turpshme është se nuk mund të fshehet roli i tyre për të qenë e vazhduar si bartëse të një mercenarizmi politik që ua fshin bile edhe arsyen për të qenë si parti", nënvizoi Muhamedi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat