Ahmeti: Të rënët sakrikuan më të shtrenjtën e tyre që ne të jetojmë me dinjite

Maqedonia

Ahmeti: Të rënët sakrikuan më të shtrenjtën e tyre që ne të jetojmë me dinjite

Më: 12 mars 2018 Në ora: 10:41
Ali Ahmeti

Në organizim të SHVL - UÇK-së dhe shoqërisë “Lëvizja” tw dielën në varrezat e fshatit Kollarë, u mbajtë ceremonia përkujtimore për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni, ku morrën pjesë familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfaqsues institucionesh dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar nga SHVL-UÇK-së dhe shoqërisë “Lëvizja”, sot në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, familjarët dhe shokët e organizimit ilegal dhe veprimtarisë guerilase, vendosën lule të freskëta tek vendprehja  e veprimtarit Ruzhdi Veliu-Jehoni.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij, foli Besa Limani, mbesa e dëshmorit Beqir Limani, e cila potencoi se Ruzhdi Veliu qysh në moshë të re iu bashkangjit veprimtarisë guerilase për furnizimin me armatim për luftërat që do të pasonin.

Ajo potencoi se pas vuajtjes së dënimit në burgun e Ohrit, Jehoni ka vazhduar aktivitetin deri më 20 gusht të vitit 2001, kur arrestohet nga forcat e maskuara paramilitare, në afërsi të fshatit Botun. 

Ndërkaq komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke evokuar kujtimet mbi jetën dhe veprimtarinë e Ruzhdi Veliut, potencoi se kujtimi për të rënët është një moment që neve na bashkon sepse ata sakrifikuan duke dhënë më të shtrenjtën e tyre që ne të jetojmë me dinjitet.

Kujtimet e tyre për veprimtarinë e rrugëtarit të lirisë, Ruzhdi Veliu i shpalosën edhe bashkëveprimtarët e tij, Tahir Hani e Mirsad Xhemaili si dhe përfaqsuesi i Organizatës së dëshmorëve të kombit shqiptar Bardhuyl Llagami, babai i komandant Shpendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat