Ues Miçel nesër në Shkup, të enjten në Athinë

Maqedonia

Ues Miçel nesër në Shkup, të enjten në Athinë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:44
Ues Miçel

Ndihmës i sekretarit shtetëror amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Ues Miçel, nesër do ta vizitojë Maqedoninë, ku pritet të jap mesazhe të qarta.

Mbështetje të fuqishme nga SHBA-të për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë dhe për negociatat të cilat Maqedonia po zhvillon me Greqinë për kontestin e emrit, por edhe një apel te Qeveria e Shkupit për zbatimin e reformave për përforcimin e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave.

Miçel në Shkup nesër do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e  Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do të ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

Sipas paralajmërimit nga Stejt departamenti, Miçel me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Greqisë, përforcim të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve.

Miçel prej sot fillon turneun e tij në vendet e Ballkanit, e cila do të zgjasë deri më 17 mars. Ai sot mbërrin në Prishtinë, ndërsa nesër në Shkup dhe më pas do të vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikoznë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat