SÇE dhe SIDA nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi

Maqedonia

SÇE dhe SIDA nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi

Më: 12 mars 2018 Në ora: 12:38
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtori i përgjithshëm për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Suedisë, Kerin Jamtin

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtori i përgjithshëm i agjencionit për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar të Suedisë (SIDA), Kerin Jamtin, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane i nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim Zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë dhe Marrëveshje për kushtet e përgjithshme të Bashkëpunimit Zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë.

“Pas një pauze prej gjashtë vitesh, Republika e Maqedonisë sërish është në agjendën zhvillimore të Suedisë dhe sërish mes partnerëve prioritarë – shtetet për ndihmë zhvillimore nga Suedia” – theksoi Osmani, duke potencuar se me nënshkrimin e këtyre Marrëveshjeve sigurohet një bazë formale – ligjore për realizimin e bashkëpunimit zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë me të cilën Suedia qartë tregon se është partner i Republikës së Maqedonisë, si në kuptim zhvillimor, ashtu edhe atë politik dhe ekonomik.

Jatmin theksoi mbështetjen e qartë për revitalizimin e aktiviteteve reformuese për afrimin drejt Bashkimit Evropian konfirmoi se Suedia është mbështetës i kamotshëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë. “Integrimi evropian është proces kyç që krijon rrethana afatgjate që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve jetësore për gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne jemi të përgatitur ta mbështesim Maqedoninë në sfidat e rrugës së saj në këtë bashkëpunim zhvillimor.

Me këto marrëveshje sigurohet qasje për Republikën e Maqedonisë për mjete zhvillimore nga  Suedia në shumë indikative rreth 9 milion euro për periudhën prej 2018 deri në vitin 2020. Këto mjete do të implementohen përmes financimit të projekteve në tre sfera prioritare, ngushtë lidhur me procesin e  aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian edhe atë: avancim i integrimit ekonomik me Bashkimin Evropian dhe zhvillim i ekonomisë së tregut; përforcimi i demokracisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit dhe mbrojtja mjedisit jetësor dhe ulja e ndikimit dhe përgjigje më të mirë për ndryshime klimatike.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi zhvillimor gjatë periudhës së ardhshme do të jetë mbështetje e procesit euro- integrues të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq fillimi i zbatimit të projekteve konkrete të financuara në kuadër të Marrëveshjeve që u nënshkruan sot priten gjatë këtij viti.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat