Flet dëshmitari se si u ble Mercedesi i Gruevskit

Maqedonia

Flet dëshmitari se si u ble Mercedesi i Gruevskit

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:41
Mercedesi i Gruevskit

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e PPS-së  “Tanku” dëshmoi një punonjës në Agjencinë për Zbulim, i cili në vitin 2012 ka qenë sekretar shtetëror për menaxhimin e burimeve njerëzore në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai kërkoi që publiku të mos marrë pjesë në seanca sepse, siç tha ai, ka punuar në Agjencinë për Zbulim dhe se mund të zbulojë sekrete shtetërore, por gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka refuzuar këtë propozim.

Prokurorët e PPS-së ishin kundër kësaj kërkese, sepse siç tha Gavrill Bubevski nga PPS-ja, nuk kanë paraparë të parashtrojnë pyetje sa i përket sigurisë të shtetit.

Dëshmitari tha se ka qenë anëtar i Komisionit për Furnizime Publike, i cili ka vendosur për blerjen e mercedesit gjithashtu theksoi se Komisioni ka përcaktuar se oferta është në përputhje me specifikimin dhe se ka arritur vetëm një ofertë e cila i përmban të gjitha elementet.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat