Maqedonia nuk bëhet shtet funksional, pa pranuar në kushtetutë barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Maqedonia

Maqedonia nuk bëhet shtet funksional, pa pranuar në kushtetutë barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:41
Ilustrim

Politologu i mirënjohur shqiptar, Roland Gjoni përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar bllokimin që po i bëhet ligjit për përdorimin e gjuhëve, transmeton Zhurnal. 

Ai shkruan se LSDM dhe VMRO janë marrë vesh që në heshtje të pengojnë ligjin që do të avanconte gjuhën shqipe. 

Sipas tij Maqedonia kurrë nuk bëhet shtet funksional pa pranuar në kushtetutë barazinë mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar.  

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të politologut Gjoni: 

Dmth deri tani LSDM dhe VMRO jane marre vesh qe ne heshtje ta pengojne ligjin qe avancon gjuhen shqipe dhe te ndihmojne njeri-tjetrin qe te zgjidhet ceshtja e emrit. Ani shume mire, i kane votat dhe i shtypin shqiptaret e Maqedonise ne vazhdimesi me bashkepunim edhe nga shqiptare te ndershem qe gjenden dhe do gjenden kurdohere. Mirepo, zgjidhja e problemit te emrit vetem sa do te nxjerre ne pah problemin e vertete te Maqedonise; shtypjen sistemore ndaj shqiptareve Me emer a pa emer, Maqedonia nuk behet kurre shtet funksional pa pranuar ne kushtetute barazine mes popullit maqedonas dhe atij shqiptar. Legjitimiteti i ketij shteti do te varet pergjithmone nga trajtimi qe i ben shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat