Dimitrov: Me linja të kuqe nuk shkohet në tavolinën e bisedimeve

Maqedonia

Dimitrov: Me linja të kuqe nuk shkohet në tavolinën e bisedimeve

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:22
Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov nuk ka informacione për draft- marrëveshjen greke për emrin.

Me linja të kuqe nuk shkohet në tavolinën e bisedimeve, thotë ai mbi ndodhitë e fundit në relacion Shkup- Athinë. 

Ai ende nuk e ka marrë draft- marrëveshjen e kolegut të tij grek Koxias, që duhet të vizitojë vendin deri në fund të muajit.

“Nëse përsërisim pozicionet publikisht, ata shndërrohen në linja të kuqe, ndërsa me linja të kuqe nuk shkohet takim me palën tjetër”, ka thënë Dimitrov, duke shtuar se periudha deri në samitin e qershorit është sfida më e madhe me të cilën përballet Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat