Probleme me autostradën Kërçovë-Ohër, kinezët kërkojnë para shtesë

Maqedonia

Probleme me autostradën Kërçovë-Ohër, kinezët kërkojnë para shtesë

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:30
Autostrada Kërçovë-Ohër

Problemet me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër nuk kanë të ndalur. Pas gabimeve me projektimin e trasesë, në pah është duke dalur një problem tjetër.

Kështu bën të ditur Koço Angjushev, zv. Kryeministër për çështje ekonomike.

Sipas tij, kompania kineze Sinehidr kërkon nga Qeveria para shtesë, nga ajo që është paraparë për ta ndërtuar këtë autostradë, dhe se kjo mund ta përkeqësojë pozicionin e kompanive që janë të përfshira në projekt.

Ai nuk jep të dhëna se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por Qeveria tashmë është duke biseduar me kompaninë kineze për të gjetur një zgjidhje, që punimet të përshpejtohen, pas një ngadalësimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat