Skadon mandati i Bogovit, pritet Ivanov të propozojë pasardhës të tij

Maqedonia

Skadon mandati i Bogovit, pritet Ivanov të propozojë pasardhës të tij

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:05
Dimitar Bogov

Mandati shtatëvjeçar i guvernatorit aktual të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov kalon më 21 maj të këtij viti. Deri më tani nuk ka propozim se kush do ta zëvendësojë atë, por nga kabineti i Presidentit të Rebulikës së Maqedonisë thonë se procedura për zgjedhjen e guvernatorit do të zhvillohet në pajtueshmëri me ligjin dhe praktikën e viteve të kaluara.

"Zgjedhja e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është paraparë të bëhet në pajtueshmëri me Ligjin për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe do të zhvillohet në pajtueshmëri me praktikën e deritanishme, ndërsa kjo nënkupton se që nga pavarësia e vendit nuk ka ndodhur që të mos zgjidhet guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë", thkesojnë nga kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Dimitar Bogov është zgjedhur për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë në muajn mars të vitit 2011, ndërsa detyrën zyrtarishtë e ka mrrë më 21 maj të vitit 2011, prej kur edhe filloi mandati i tij.

"Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të Këshillit të Bankës Popullore të Maqedonisë, midis të cilëve është edhe guvernatori si udhëheqës i Këshillit, është e rregulluar me nenin 49 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë. Në pajtueshmëri me këtë nen të Ligjit, mandati zgjatë 3 vjet. Nga këtu edhe mandati i guvernatorit Bogov përfundon me 20 maj të këtij viti", theksojnë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Në pajtueshmëri me Ligji, guvernatori zgjidhet me propozim të presidentit, të cilin e dorëzon deri te Parlamenti dhe votohet në senacë plenare me shumicë të thjeshtë.

Trashigimtari i Bogovit do të jetë guvernatori i pestë me rradhë i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 1992 këtë funksion e kanë ushtruar Borko Sanoevski, Lube Trpeski, Petar Goshev dhe guvernatori aktual Dimitar Bogov. Por asnjëherë në krye të Bankës Popullore të Maqedonisë nuk ka qenë ndodnjë kuadër shqiptarë. A mund që kësaj rradhe të merret dhe udhëhiqet nga një shqiptarë Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat