Dimitrov: Duam zgjidhje për emrin, por nuk varet gjithçka nga ne

Maqedonia

Dimitrov: Duam zgjidhje për emrin, por nuk varet gjithçka nga ne

Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:55
Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se situata me negociatat me Greqinë po ndryshon çdo ditë dhe nga kjo varet optimizmi për një zgjidhje të mundshme.

"Maqedonia po bën gjithçka për arritjen e një kompromisi dinjitoz. Ne nuk frikësohemi t’i shikojmë problemet në sy, por nuk varet gjithçka nga ne”, deklaroi ai.

“Nuk është gjithçka në duart tona. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje”, tha Dimitrov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë një konference për shtyp me kolegun e tij polak, Jacek Czaputowicz.

Czaputowics tha se shpresonte që bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë të përfundonin me sukses.

“Po vërejmë gjeste të mëdha nga ana e Maqedonisë si ndryshimi i emrit të aeroportit si dhe gatishmëri për diskutim për çështjen e lidhur me emrin e vendit. Do të shohim se si do të zhvillohen këto bisedime, por, dua të them se disa pritje të palës së Maqedonisë janë të lidhura me ruajtjen e identitetit shtetëror, ndërsa kjo është tejet e rëndësishme dhe duhet të merret parasysh”, deklaroi ai.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë nuk saktësoi se kur do të vijë në Shkup kolegu i tij grek, Nikos Kotzias, i cili duhet ta sjellë projektmarrëveshjen greke për zgjidhjen e çështjes së emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat