Kushtetuesja ulë rrogat për Likën, Osmanin, Angjushevin, Spasovskin dhe Sheqerinskën

Maqedonia

Kushtetuesja ulë rrogat për Likën, Osmanin, Angjushevin, Spasovskin dhe Sheqerinskën

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pjesë të Nenit 14 të Ligjit për rroga dhe kompenzime tjera të deputetëve dhe përcaktoi se funksioni “nënkryetar” nuk ekziston në qarkullimin juridik në Maqedoni, prandaj edhe nuk mund të përllogaritet një koeficient i veçantë për rrogë për këtë funksion.

Vendimi i këtillë vjen pas nismës së partisë politike “E Majta”. Kjo do të thotë se zv.kryeminisrat Koço Angjushev, Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika do të kenë ulje në rrogë.

Në lidhje me këtë, Dimitar Apashiev nga “E Majta” tha se hapi tjetër i kësaj partie është shfuqizimi i apanazhës për funksionarët publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat