Personat me aftësi të kufizuara, pa të drejta zgjedhore

Maqedonia

Personat me aftësi të kufizuara, pa të drejta zgjedhore

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:59
Ilustrim

Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi të mëdha gjatë zbatimit të proceseve zgjedhore në vend. Ata kanë probleme derisa depërtojnë nëpër objektet ku zbatohet procesi zgjedhor si dhe me materialet zgjedhore. OJQ-të kërkojnë nga Institucionet të sigurojnë të drejta të barabarta për këtë kategori të shoqërisë. Një hulumtim i kryer nga sektori civil, ka treguar të dhëna shqetësuese lidhur me këtë aspekt.

"Numri i përgjithshëm i objekteve që nuk sigurojnë qasje fizike për personat me aftësi të kufizuara është 54%, në dy rajone, atij të Pollogut dhe rajonit Verilindor të vendit. Në rajonin verilindor është 64 numri, që është numër tepër i lartë i objekteve që nuk kanë qasje", tha Blagica Dimitrievska, Shoqata “Inkluziva”.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thanë se ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë definimin e kësaj problematike.

"Kemi parasysh edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku potencohen personat e aftësi të kufizuara por ju jepet edhe obligim personave zgjedhor që të sigurojmë qasje në këto objekte", u shpreh Admir Shabani, Zëdhës i KSHZ-së.

KSHZ dhe Shoqata “Inkluziva” firmosën marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës do të mbështetet zbatimi i të drejtave për personat me aftësi të kufizuara gjatë gjitha fazave të procesit zgjedhor. Nga ana tjetër KSHZ-ja funksionon pa anëtarët, të cilët janë dorëhequr. Zgjedhja e anëtarëve të rinj, varet nga bisedimet mes VMRO-së dhe LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat