Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon të marrë përsipër rastin “Monstra”, i cili ishte caktuar për të mërkurën në Gjykatën Penale. Seanca gjyqësore për këtë rast është shtyrë për 17 prill.
Seanca siç u theksua, u shty për shkak të mungesës së një prokurori publik, ndërsa sipas gjykatësit, arsyeja mund të ketë qenë fakti që PSP dy ditë më parë paraqiti kërkesë për marrjen e rastit “Monstra”.