Angellov: Sikur të isha deputet, nuk do të votoja për Ligjin e gjuhëve

Maqedonia

Angellov: Sikur të isha deputet, nuk do të votoja për Ligjin e gjuhëve

Më: 15 mars 2018 Në ora: 07:34
Stojançe Angellov

Gjenerali Stojançe Angellov në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se nëse ai do të ishte deputet, sot nuk do të votonte për Ligjin e gjuhëve.

“Sikur të isha deputet nuk do të votoja. Por nuk u bëra pasi ju nuk votuat për mua. Gjithsesi! Të mos përsëriten skenaret e zeza. Maqedonia ka përjetuar 500 vite turke, do ta tejkalojë edhe këtë. Kujtoni, turqit u bënë miqtë tanë më të mëdhenj dhe më të sinqertë”, shkruan mes tjerash Angellov.

Përndryshe, dje deputetët e shumicës parlamentare me 64 vota “për” votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat