Profesori Universitar Maksuti: Ligji për gjuhën shqipe do të hyn në fuqi pa nënshkrimin e Presidentit

Maqedonia

Profesori Universitar Maksuti: Ligji për gjuhën shqipe do të hyn në fuqi pa nënshkrimin e Presidentit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:10
Mersim Maksuti

Profesori Universitar Mersim Maksuti në një status të tij në rrejtin social "Facebook", njofton se edhe pse presidenti Ivanov ka thënë së nuk do ta nënshkruan dekrektin për shpalljen e Ligjin për përdorimin e gjuhës Shqipe, rregulla thotë në bazë të kushtetutave të shumë shteteve dhe praktikës parlamentare, që Ligji konsiderohet i shpallur dhe do të hyn në fuqi, pa nënshkrimin e Presidentit.

"Paralajmerimi i Presidentit Ivanov se nuk do ta nënshkruaj as këtë radhë dekretin për shpalljen e Ligjit, përkunder asaj se tashmë e detyron Neni 75, i Kushtetutës, atëherë Rregulla thotë në bazë të kushtetutave të shumë shteteve dhe praktikës parlamentare, që Ligji konsiderohet i shpallur dhe hyn në fuqi, pa nënshkrimin e Presidentit!.", ka shkruar profesori Maksuti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat