Sesioni i tretë i përbashkët midis qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë do të mbahet më 21 mars 2018 në Nish të Serbisë.
Kryetarët e qeverive, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq në Nish do të kenë një takim tet-a-tet, ndërsa në të njëjtën kohë ministrat në qeveritë e të dy vendeve do të mbajnë takime bilaterale me ekipet e tyre.
Sesioni i përbashkët i qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave.