Skandaloze: Gjykata liron nga burgu vrasësin e Almir Aliut

Maqedonia

Skandaloze: Gjykata liron nga burgu vrasësin e Almir Aliut

Më: 15 mars 2018 Në ora: 12:49
Protesta në Maqedoni për rastin e Almir Aliut

Ashtu siç ishte paralajmëruar, lënda për vrasësin e “Almir Aliut” është rikualifikuar edhe zyrtarisht. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme, kur prokurorja Kusigerska tha se Boban Iliq ka kryer veprën penale të “fatkeqësisë së komunikacionit”.

Sipas saj, me këtë rast është rrezikuar siguria e kalimtarëve, duke drejtuar automjetin me një shpejtësi gati 40 kilometër në orë.

Ajo thotë se Iliq nuk e ka kryer veprën me paramendim, duke shtuar se lënda është rikualifikuar pasi që janë vonuar dëshmitë e ekspertizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat