Spaasov: Ivanov po tenton destabilizimin e vendit

Maqedonia

Spaasov: Ivanov po tenton destabilizimin e vendit

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:50
Spaasov

Presidenti Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin për gjuhët, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend, kështu vlerëson profesori universitar Gjorgje Spasov, derisa komentoi deklaratën e presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruaj dekretin për Ligjin e gjuhëve.

“Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedh nëse do të nënshkruaj ose jo ligjin, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend. Me këtë veprim, Ivanov po e zhyt vendin në destabilitet, po kërcënon paqen dhe po nxit konflikte. Ai duhet për këtë të përgjigjet penalisht”, shkruan midis tjerash Spasov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat