Shtyhet seanca e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë

Maqedonia

Shtyhet seanca e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:57
Kuvendi i Maqedonisë

Seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë, e cila ishte paralajmëruar të mbahet më 21 mars, është shtyrë.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë, anulimi i mbledhjes së përbashkët është bërë për shkak të angazhimeve të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Nga Qeveria do të njoftojnë shtesë për datën e re të mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë seancë të përbashkët qeveritare pritet të mbajë edhe me Qeverinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat