Qeveria greke: Bisedimet për emrin janë në rrugë të mbarë

Maqedonia

Qeveria greke: Bisedimet për emrin janë në rrugë të mbarë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:38
Dimitris Tzanakopulos

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, duke folur për çështjen e emrit gjatë një konference për gazetarët, ka deklaruar se momentalisht po hapërojnë në një rrugë mjaft pozitive, duke shtuar se negociatat për emrin vazhdojnë me ritëm intenziv.

Në lidhje me draft marrëveshjen, ai ka thënë se po e përpunon Ministria e Jashtme Greke ndërsa së shpejti është planifkuar vizita e shefit të diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Poziciomi i Qeverisë greke është emër i përbërë, erga omnes, për përdorim të përgjthshëm. Çfarë do të thotë ajo? Që nevojitet rishikim i Kushtetutës që të mund të arrijmë në zgjidhje për pranueshme për të dyja palët dhe të qëndrueshme. Rishikimi i Kushtetutës do të lidhet me emrin, por me siguri edhe me pozicionet irredentiste që janë të përfshira në Kushtetutën e vendit fqinj”, ka thënë Tzanakopoulos.

Ai ka kritikuar liderin e partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirjakos Micotakis, për qëndrimet e tij të fundit në lidhje me çështjen e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat