Ejup Alimi dhe Ismet Guri nesër në gjyq për shkatërrim të materialit zgjedhor

Maqedonia

Ejup Alimi dhe Ismet Guri nesër në gjyq për shkatërrim të materialit zgjedhor

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:56
Ejup Alimi

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi nesër ulet do të në bankën e të akuzuarve për mashtrim zgjedhor në vitin 2013. Përveç tij, në rastin “Titanik 3” është akuzuar edhe bashkëpartiaku i tij Ismet Guri.

Dy bashkepartiakët e partisë së Ahmetit, specialja i akuzon për ndryshimin e procesverbaleve me heqjen dhe futjen e votave në kutitë e votimit në raundin e parë të zgjedhjes së kryetarit të komunës në Çair para pesë viteve.

PSP në aktakuzë thekson se Ismet Guri si anëtar i komisionit zgjedhor komunal në Çair, e ka urdhëruar kryetarin e Këshillit zgjedhor ta korrigjojë procesverbalin për votim. Në modifikimin e votave të fituara ka marrë pjesë edhe Ejup Alimi.

PSP-ja kërkoi paraburgim për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin. Këtë masë e justifikuan me faktin se dëshmitarët e tyre janë të frikësuar nga Guri dhe ka mundësi që të pandehurit të ndikojnë te dëshmitarët. Gjykata Penale e kishte refuzuar propozimin, ndërsa Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin se nuk ka kushte që Alimi dhe Guri të përfundojnë në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat