Agatangel: Ligji i gjuhëve u soll në mënyrë jonjerëzore, mbështesim presidentin Ivanov

Maqedonia

Agatangel: Ligji i gjuhëve u soll në mënyrë jonjerëzore, mbështesim presidentin Ivanov

Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:47
Agatangel

Edhe mitropoliti Agatangel ka reaguar për votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai thotë se populli ortodoks është i tmerruar nga dhuna e demokracisë, që sipas tyre e ka organizuar Talat Xhaferi.

“Mbështesim plotësisht presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos e nënshkruaj dekretin e ligjit antishtetëror dhe antikushtetues, i cili u sool në mënyrë jocivilizuese dhe vazele”, thotë Agatangel.

Ai më tej thotë se deputetët që e votuan Ligjin e gjuhëve nuk mund të konsiderohen si përfaqësues të popullit, pasi sipas tij, kanë shkelur rendin kushtetues.

Përndryshe, në seancën e djeshme deputetët me 64 vota “për” votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat