Mërgimtari nga Tetova: “Do i vijë dita shumë shpejt Boban Iliqit, do merret haku për Almirin”

Maqedonia

Mërgimtari nga Tetova: “Do i vijë dita shumë shpejt Boban Iliqit, do merret haku për Almirin”

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:15
Rasim Aliti

Mërgimtari nga Tetova, Rasim Aliti që jeton në Bruksel në redaksinë e portalit TetovaSot ka dërguar një porosi për maqedonasin Boban Iliq i cili sot u la i lirë nga gjykata për vrasjen e Alimirit 4 vjeçar.

“Për Boban Iliqin do të vijë dita shumë shpejtë, do të merret haku për Alimirin”, thuhet në mesazhin e Alitit dërguar TetovaSot.

Ndryshe sot Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë lëndën e vogëlushit Almir Aliu. Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon akuza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar akuzën e mëparshme për “vrasje”.

Pas kësaj, Gjykatësja solli vendim që i akuzuari Boban Iliq të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Avokatët mbrojtës, familjarët e aktivistët dhe shumë qytetarë e kundërshtojnë këtë qasje të gjykatës duke vlerësuar se ky vendim është i padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat