Miçell takon Kamenosin dhe Koxiasin

Maqedonia

Miçell takon Kamenosin dhe Koxiasin

Më: 16 mars 2018 Në ora: 11:30
Ves Miçell

Bashkëpunimi bilateral në mbrojtje, zhvillimet më gjerë në rajon dhe çështjen e dy ushtarëve grek të paraburgosur në Turqi, kanë qenë pikat e bisedës mes ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos dhe ndihmës sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi Ves Miçell.

Sipas mediave të atjeshme Miçell është takuar edhe me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias pa u dhënë detaje plotësuese rreth këtyre bisedimeve. Takimet e zyrtarit të lartë amerikan me Kamenosin dhe Koxiasin kanë qenë të mbyllur për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat