Murtezani: Nuk mund të sjellin drejtësi të padrejtit

Maqedonia

Murtezani: Nuk mund të sjellin drejtësi të padrejtit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:28
Hasim Murtezani

Eksperti i sigurisë, Hasim Murtezani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rikthimi i besueshmërisë së qytetarëve në organet e drejtësisë do të fillon atëher kur në bankën e të akuzuarve do të ulen gjyqtarët e korruptuar dhe kriminel, transmeton Zhurnal. 

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Murtezanit:

NUK MUND TË SJELLIN DREJTËSI TË PADREJTËT!
Rikthimi i besueshmërisë së qytetarëve në organet e drejtësisë do fillojë atëherë kur në bankën e të akuzuarëve do ulen gjyqëtarët e korruptuar dhe kriminalizuar, prokurorët e korruptuar dhe kriminalizuar, figurat e larta të organeve të sigurisë shtetërore të korruptuar dhe kriminalizuar, shefat e policisë të korruptuar dhe kriminalizuar, politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar, dhe gjitha ata që kanë bartur funksione publike shtetërore e që janë të korruptuar dhe kriminalizuar. Rikthimi i besueshmërisë qytetare në sistemin e drejtësisë, kërkon shembull konkret se si në një shtet ligjor aplikohet drejtësia ndaj të gjithëve pa asnjë lloj përjashtimi dhe imunizimi! Prokuroria ligjore profesionale e papolitizuar, ndjek këdo që ka shkelur ligjin; Policia profesionale ligjore e papolitizuar, arreston këdo që ka shkelur ligjin; Gjykatat profesionale ligjore të papolitizuara, dënojnë këdo që ka shkelur ligjin. Rikthimi i besimit të humbur në institucionet e shtetit kërkon drejtësi korekte, transparente, joselektive dhe profesionale të bazuar në ligj për të gjithë pamvarësisht pozitës që gëzojnë në shoqëri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat