Përplasje mes avokatëve dhe noterëve për ligjin e ri të noterisë

Maqedonia

Përplasje mes avokatëve dhe noterëve për ligjin e ri të noterisë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:04
Ilustrim

Paralajmërimet për ndryshime të ligjit për noter, shkaktoi mospajtime mes shoqatave esnafe të avokatëve dhe të noterëve. Sipas të parëve, noterëve iu jepen autorizim për të cilën nuk janë të kualifikuar, noterët nga ana tjetër vlersojnë se avokatët dëshirojnë të shfrytëzojnë ndikimin e tyre në shoqëri, shkruan Rel, transmeton Zhurnal. 

“Nëse transferohet një autorizim nga Gjykatat në një subjekt tjetër, ai patjetër duhet të ketë arsim gjyqësor. Në këtë rast me transferimin e një pjese të madhe të autorizimeve gjyqësore te noterët, po bëhet një presedan për faktin që noterët fituan punë për të cilën nuk janë kualifikuar. Këto punë më herët i bënte Gjykatësi. Tani këtë e bën zyrtari që nuk ka arsimim për këtë”, shprehet avokati Aleksandar Tortevski. 

Nga ana tjetër noteri Naser Zyberi vlerson se avokatët përpiqen të kthejnë ligjin e vjetër të cilën nuk është në shërbim të qytetarëve. 

“Në këtë mënyrë ata u zgjodhën në vitin 2016 dhe kishte implikime serioze financiare për qytetarët dhe kompanitë dhe vazhdojnë në të njejtën mënyrë që mos të korigjohet kjo. Kjo mënyrë e udhëheqjes së procedurave është në kundërshtim me direktivat e BE-së, të cilët thonë se nuk duhet të bëhet e obligueshme që qytetari para noterit të përfaqësohet. Kjo e ngecë procesin dhe ka pasoja të rënda financiare për qytetarët”, thotë Zyberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat